Cisjordani, izraelitët vrasin një palestinez

20/03/2010 17:45

Ushtarët izraelitë kanë ekzekutuar pasditen e sotme një manifestues palestinez në Nablus të Cisjordanisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore palestineze. Ndërkohë, tensioni në rajon vazhdon të jetë prezent pas vendimit të qeverisë së Izraelit për të ndërtuar 1600 apartamente në pjesën lindore të Jeruzalemit, e banuar nga shumicë myslimane.

Dje në mbremje 11 palestinezë u plagosën në Gaza pas bombardimit te avionëve izraelitë.

Top Channel