Bërthamoret, Obama tjetër mesazh Iranit

20/03/2010 12:00

Presidenti amerikan Barack Obama, në një mesazh në formë videoje drejtuar Teheranit, ka deklaruar se krerët iranianë të shtetit kanë vendosur të izolohen.

“Kjo është një politikë autodestruktive dhe i përket së kaluarës”, është shprehur Obama, i cili ka folur edhe për cështjen bërthamore.

“Po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të bërë më të përgjegjshëm Iranin, që refuzon të jetojë sipas rregullave ndërkombëtare”, ka pohuar Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar më tej se oferta për diplomaci dhe dialog mbetet ende e vlefshme.

Top Channel