Nigeri, 11 te krishtere ekzekutohen nga myslimanet

17/03/2010 11:55

Nigeria nuk gjen paqe pasi dhuna me baze fetare dhe etnike vazhdon te shkaktoje viktima.

Te pakten 11 persona, mes te cileve gra e femije, jane ekzekutuar ne nje fshat te krishtere ne shtetin Nigerian te Plateus. Lajmin e ben te ditur radioja publike, sipas se ciles, agresoret jane pjese e etnise Fulani.

Gjate momentit te masakres ata ishin veshur si ushtare. Pasi kane sulmuar fshatin ne distriktin Rijom, ata jane larguar. Ne te njejten krahine, pak dite me pare jane regjistruar te tjera perleshje me baze fetare, ku dhjetra vete u vrane.

Top Channel