Protestuesit ne Tajlande po dhurojne gjak per ta derdhur ne zyrat qeveritare, si shenje kunder lidershipit aktual, qe sipas tyre eshte ilegjitim.
Protestat kane hyre ne diten e trete dhe pjesemarresit duken te vendosur per te vazhduar.
Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva refuzoi diten e djeshme kerkesen e “kemishave te kuqe” per te dhene doreheqjen dhe per te thirrur zgjedhje te parakohshme.
Situata ne fjale, e cila duket si nje rruge pa krye, eshte pjese e percarjes politike ne vend, qe filloi ne vitin 2006 me rrezimin e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra.
Dhjetera mijera agjente te forcave te sigurise po qendrojne ne gatishmeri, nderkohe qe kreret ushtarake te vendit u kane bere thirrje atyre qe te tregohen te sjellshem me protestuesit.
Top Channel