Shinawatra fshihet ne Mal te Zi?
16/03/2010 15:00
Ish-kryeministri tajlandez, Thaksin Shinawatra, ndaj te cilit eshte leshuar nje urdher-arrest nderkombetar, dyshohet se aktualisht ndodhet ne Mal te Zi.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave Shinawatra, i pajisur me nje pasaporte malazeze, eshte pare dje ne Budva.
Sipas burimeve, ai eshte spikatur nga gazetaret ne nje lokal bashke me dy gra dhe nje burre dhe eshte fotografuar nga shume reportere.
Shinawatra, ish-kryeminister i Tajlandes, u rrezua nga pushteti ne vitin 2006 permes nje grushti shteti ushtarak. Fillimisht ai u arratis ne Dubai, me pas ne Zvicer dhe se fundmi ne Mal te Zi.
Top Channel