Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, me Gjergji Bojaxhiun, takimet per nje bisede miqesore mund t’i zhvillosh vetem ne ajer te paster.
Admirues i natyres dhe i gjithckaje qe ajo prodhon per njeriun, Gjergji prej 5 vitesh eshte pjese e zhvillimeve politike ne Shqiperi. Ish drejtori i KESH, ish zv/minister i Ekonomise dhe anetar i keshillit bashkiak ne Tirane, se shpejti do ta shohim ndryshe, si nje perfaqesues te arsimit te larte ne Shqiperi.
Por deri ketu, babit te dy femijeve i eshte dashur nje rruge e gjate. Ai mban graden master per ekonomine ndekombetare dhe ka punuar ne disa nga institucionet me te rendesishme ne Uashington, si konsulent ne Banken Boterore. Ndryshe nga profesioni, Gjergji i ka miqte e tij jashte politikes. Altin Goci njihet me te qe ne bankat e shkolles “Petro Nini Luarasi”. “Miqesite e vjetra jane si vera e vjeter. Na ka bashkuar sinqeriteti i asaj kohe sepse per fat te keq tani ndertohen miqesite ne baze te parave”, shprehet Altini.
Shtrirja e miqesive shkon deri ne fushat e blerta. Indrit Fortuzi eshte nje prej miqve te tij. “Ajo qe na bashkonte me shume eshte se ne dashuronim shume sportin. Ai ka qene gjthmone i ingranuar ne aktivitetet politike”, thekson ish sulmuesi i Tiranes. Ne fund, Altini na rrefen nje sekret: “Eshte djale me shume parime, korrekt, fiks me oraret dhe nuk ben kompromise”.
Top Channel