Rusia, e hapur ndaj Ukraines

05/03/2010 17:00

Vladimir Putin ka ftuar Ukrainen te hyje ne bashkimin e ri doganor te perbere nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.

Kreu i qeverise ruse i eshte pergjigjur me kete ftese propozimit te hedhur nga presidenti ukrainas Viktor Ianukovich per nje ere te re ne marredheniet mes dy vendeve.

Putin ka kujtuar se dy vendet kane nje potencial te mire per te bashkepunuar, jo vetem ne fushen energjitike, ku sipas Putin, eshte e mundur edhe bashkepunimi me vende te treta.

“Duhet te bejme gjithcka per te rekuperuar humbjet e pese viteve te fundit dhe te gjejme prespektivat ne fusha te reja”, ka perfunduar kreu i qeverise ruse.

Ne ditet e meparshme edhe lideri i Kremlinit kishte kerkuar hyrjen e Kievit ne bashkimin doganor, por vetem tani kerkesa eshte bere ne menyre te drejtperdrejte.

Top Channel