Polici serb vret me 40 plumba shqiptarin

05/03/2010 11:35

Nje polic serb ka vrare me 40 plumba nje shqiptar nga fshati Forine i Gostivarit, ne nje parking ne dalje te Presheves, ne jug te Serbise.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave trupi i shqiptarit Mahir Jakupi u gjet brenda ne automjetin e tij nga policia, e cila zbuloi edhe gezhojat e plumbave te qelluar.

Nderkohe, policia serbe per ngjarjen ne fjale ka arrestuar nje efektiv te sajin, por nuk jep detaje mbi identitetin e tij.

Top Channel