Pentagon, identifikohet autori i masakres

05/03/2010 08:00

Quhet John Patrick Bedell dhe eshte 36 vjec personi qe diten e djeshme hapi zjarr ne stacionin metropolitan te Pentagonit, ne Uashington.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane. Nderkohe, nga te njejtat burime mesohet se personi ne fjale ka nderruar jete ne spital, ku ndodhej ne gjendje te rende pasi ishte qelluar nga nje roje sigurie.

Burimi shton me tej se nje person tjeter po merret ne pyetje nga policia, por vetem ne cilesine e deshmitarit dhe jo te te dyshuarit.

Top Channel