Kili, tjeter termet, panik tek banoret

05/03/2010 14:20

Nje lekundje e re termeti 6.3 balle e shkalles Rihter eshte verifikuar ne Kili, duke shkaktuar panik te banoret.

Lajmin e ka bere te ditur instituti amerikan i gjeofizikes, i cili gjithesesi nuk ka dhene alarm per tsunami.

Sipas ketij burimi, epiqendra e termetit u lokalizua ne det te hapur, 40 kilometra larg qytetit te Konsepsionit dhe ne 35 kilometra thellesi.

Pas termetit te javes se kaluar qe shkaterroi qytetin ne fjale, duke vrare qindra persona e duke shembur mijera shtepi, Kili ka pesuar lekundje te njepasnjeshme sizmike, te cilat per fat te mire nuk kane shkaktuar deme te metejshme

Top Channel