Brown: Lufta ne Irak, vendim i drejte

05/03/2010 13:00

Kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se lufta e nisur ne Irak ne vitin 2003 ishte e drejte.

“Une besoj se ne morem vendimin e duhur per arsyet e duhura”, ka pohuar Brown gjate raportimit ne komisionin hetimor.

Megjithate, kreu i qeverise britanike ka theksuar se nga keto vendime duhet te nxirren mesime, per te qene me te afte ne trajtimin e ceshtjeve nderkombetare dhe per te vendosur paqen pas luftes.

Brown ka shprehur vleresimet e tij per ushtaraket e vrare gjate konfliktit, nderkohe qe marrja ne pyetje pritet te vazhdoje per nje kohe te gjate.

Brown, i cili ne kohen e fillimit te luftes ishte sekretar, po ben raportime te perjavshme para zgjedhjeve te pergjithshme, te cilat do te mbahen ne maj.

Ai ka shtuar me tej se eshte takuar vazhdimisht me kreret e sherbimeve sekrete, te cilet i kane dhene informacione bindese se Iraku ishte nje kercenim me te cilin nderkombetaret duhet te merreshin.

Top Channel