Balltik, lirohen 50 anijet e bllokuara

05/03/2010 11:35

Jane liruar te gjitha anijet qe kishin mbetur te bllokuara ne akullin e detit Balltik per disa dite me radhe.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet suedeze, te cilat citohen nga mediat nderkombetare.

Sipas burimeve, anija e fundit qe u clirua kishte ngecur ne ujerat mes Stokolmit dhe Ishujve Aland. Nderkohe, 26 anije po presin ndihme te metejshme, teksa ndodhen ne Gjirin e Bothnias.

Diten e djeshme anijet akullthyese u perdoren per te liruar tragetin “Amorella”, ne bordin e te cilit ndodheshin 943 pasagjere dhe ekuipazhi.

Dy tragete te tjera, “Isabella” dhe “Finnfellow”, u liruan po dje nga marina suedeze, pas nje perplasjeje te vogel.

Top Channel