Postimi ne Facebook, anulon misionin ushtarak

04/03/2010 03:35

Postimi ne Facebook i te dhenave sekrete te nje misioni ushtarak te ushtrise izraelite prej nje ushtari pjesemarres ne te, ka detyruar komandantin e misionit te urdheroje anulimin e tij.

“Te merkuren do ta pastrojme. Te enjten arrestime dhe te premten me ndihmen e Zotit do te jemi ne shtepi”, thuhej ne profilin e nje ushtari izraelit, emri i te cilit nuk behet publik, referuar misionit ne nje fshat palestinez.

“Komandanti i divizionit pas njoftimit prej ushtareve te tjere te kompanise vendosi anulimin e operacionit, pasi informacioni i bere publik mund te demtonte sigurine e trupave pjesemarrese ne mision”, thuhet ne deklaraten e forcave te mbrojtjes izraelite.

Menjehere pas kesaj, postimi ne Facebook u fshi, nderkohe qe ushtari u denua me 10 dite burg, si dhe largua nga batalioni. Gjithashtu iu hoq e drejta per te marre pjese ne misione ushtarake.

Top Channel