Irak, sulmohen qendrat e votimit

04/03/2010 13:55

Te pakten 14 persona jane vrare sot ne Bagdad, ne diten e pare te votimit per zgjedhjet parlamentare te Irakut.

Atentatore vetevrases sulmuan dy qendra votimi, ne zona te ndryshme, duke vrare te pakten shtate persona dhe duke plagosur shume te tjere.

Me heret gjate dites nje sulm vetevrases u krye ne nje treg te populluar, ku si pasoje humben jeten 7 vete dhe u plagosen 10.

Procesi i votimit, i nisur para kohe, perfshin qindra punonjes te administrates shteterore, te semuret dhe te burgosurit.

Atentatet e sotme vijne pas tre sulmeve te kryera diten e djeshme ndaj nje stacioni policie dhe ndaj nje spitali ne Bakuba, ku humben jeten 30 vete.

Top Channel