Irak, 14 viktima diten e votimeve

04/03/2010 22:45

3 shperthime te fuqishme kane marre 14 jete njerezish ne Irak, ne diten e pare te votimeve per zgjedhjet parlamentare te vendit.

Atentatore vetevrases sulmuan dy qendra votimi ne dy zona te ndryshme te kryeqytetit te Irakut, duke vrare 7 vete e duke plagosur shume te tjere. me heret nje sulm me mortja mbi nje treg te mbushur plot me njerez shkaktoi edhe 7 viktima te tjera.

Keto zgjedhje shihen si nje test per sigurine ne Irak ndersa Washingtoni pergatitet te reduktoje pranine e tij ushtarake muajt e ardhshem.

Ne fazen e pare te votimit perfshihen punonjesit qeveritare, te semuret dhe te burgosurit. Jane rreth 700.000 vete qe do te hedhin keshtu voten e tyre perpara zgjedhjeve te pergjithshme te se dieles.

Rebelet kane kercenuar ta crregullojne procesin zgjedhor, nje sprove e rendesishme e perpjekjeve te Irakut per sovranitet dhe te atyre per kapercimin e ndasive fetare.

Mbi 6.000 kandidate jane keto zgjedhje ne gare me njeri tjetrin per 325 vendet e parlamentit irakian. Aleanca e drejtuar nga kryeministrit Nuri al Maliki i meshon me force idese se reduktimi i ndjeshem i dhunes mes militanteve sunite dhe atyre shiite i detyrohet pikerisht asaj, e ketu ka mbeshtetur dhe nje pjese te mire te fushates se vet.  

Top Channel