Indi, shembet tempulli, vdesin 60 besimtare

04/03/2010 10:35

Te pakten 60 persona kane humbur jeten pasi hyrja e nje tempulli ne shtetin verior indian Utar Pradesh u shemb.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet indiane, sipas te cilave 25 pelegrine te tjere kane mbetur te plagosur nga shembja ne tempullin ne fjale, qe ndodhet ne rajonin e Pratapgarhut.

Sipas burimeve, besimtaret ishin mbledhur ne tempull, rreth 650 kilometra ne jug-lindje te Nju Delhit, per nje feste rituale.

Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet e shembjes, por nuk eshte hera e pare qe ne tempujt indiane ndodhin incidente te tilla.

Top Channel