Gjermani, denohen per komplot 4 militante

04/03/2010 10:55

Kater militante islamike jane denuar nga nje gjykate ne Gjermani per organizim te sulmeve terroriste ndaj objektivave amerikane ne kete vend.

Kater te pandehurit, dy prej te cileve te lindur ne Gjermani por te konvertuar ne fene islame, moren denime nga pese deri ne 12 vite burgim.

Gjykata e Duseldorfit degjoi palen e akuzes qe tha se ata kishin planifikuar te vrisnin diplomate amerikane, ushtare dhe civile duke bombarduar objaktiva amerikane, si baza ajrore e Ramshteinit.

Kater militantet u akuzuan se vepronin si celula gjermane e organizates radikale Unioni per Xhihadin Islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA