Tjeter lekundje termeti ne Kili

03/03/2010 21:35

Nje lekundje e fuqishme 6 balle e shkalles Rihter eshte regjistruar ne rajonin kilien Maule, ku ndodhet dhe qyteti Konsepsion.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave menjehere pas termetit ka rene edhe alarmi per tsunami.

Sipas burimeve, alarmi u dha nga ushtria, e cila i kerkoi popullsise vendase qe te largohet nga zonat bregdetare dhe te strehohet ne ato malore.

Por vetem pak minuta me vone, zyra per mbrojtjen civile deklaroi se nuk ka alarm per tsunami.

Top Channel