Mashtrim 15 milione dollare me subvencionet

01/03/2010 08:25

Keshilli i Ministrave miratoi se fundmi shperndarjen e fondeve per subvencionimin e produkteve bujqesore, si dhe kriteret qe fermeret duhet te plotesojne per te perfituar nga ky fond.

Por vendimi u publikua ne Fletoren Zyrtare vetem me 25 shkurt te ketij viti, nderkohe qe ne te thuhet se fermeret do te mund te aplikojne per perfitimin e subvencionimeve nga data 15 janar deri me 28 shkurt te ketij viti. Pra, fermeret qe deshirojne te perfitojne, do te duhet te kene aplikuar para dates se publikimit te ketij vendimi, duke plotesuar nje formular qe doli ne Fletoren Zyrtare vetem kater dite me pare.

Udhezimi i qeverise per menyren e shperndarjes se subvencioneve qe miratuar ne mbledhje qeverie me 15 janar dhe ne te thuhet “hyn ne fuqi menjehere”. Por nje dokument i tille duhet te publikohet ne Fletoren Zyrtare qe te marre vlere ligjore, pasi nese nuk eshte publikuar, atehere njerezit nuk kane nga ta dine ekzistencen e tij.

Subvencionet e shperndara nga Ministria e Bujqesise jane kritikuar nga shume eksperte jo vetem si te pakuptimte nga pikepamja ekonomike, por edhe si fonde me te cilat abuzohet masivisht. Nje ekspert i bujqesise qe analizoi harten e shperndarjes se subvencioneve, vuri re mes te tjerash edhe faktin se zonat ku kryekomunaret i perkisnin Partise Demokratike, paten marre pjesen me te madhe te parave.

Eksperte te tjere verejne se qeveria ka marre persiper te subvencionoje me shume drufrutoret, dege e bujqesise qe sot per sot konsiderohet shume fitimprurese ne Shqiperi. Nga ana tjeter, qeveria ka vendosur te mbeshtese me fondet e taksapaguesve disa fidanishte qe prodhojne fidane ullinjsh, nderkohe qe vendi i ka 5 milione rrenje qe ne shumicen e rasteve nuk vilen per shkak te mungeses se mundesise per eksport.

Disa projekte subvencionimi ne bujqesi jane ndermarre nga qeverite paraardhese dhe ne te gjitha rastet, abuzimet kane qene te shumta. Nje program i tille shperndau nafte pa akcize ne vitet 2004-2005, por nafta duket se perfundoi ne makinat qe u perdoren per fushaten elektorale te qeverise se kohes.  

Sipas vendimit, 1.5 miliarde leke ose rreth 15 milione dollare do te shperndahen te fermeret gjate vitit 2010. Fondet do te shperndahen nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes Konsumatore, ne menyre qe te nxisin fshataret te mbjellin drufrutore, ndersa edhe fidanishtet qe prodhojne fidane ulliri te certifikuar do te mund te perfitojne.

Kjo eshte shuma me e madhe e percaktuar deri me sot nga qeveria per nxitjen e bujqesise, megjithese ajo mbetet e paperfillshme ne raport me prodhimin e pergjithshem bujqesor vjetor prej rreth 1.5 miliarde dollaresh. Vitin e kaluar qeveria pati programuar shpenzimin e 1 miliard lekeve per subvencione ne bujqesi, por vetem gjysma e kesaj shume u shpernda realisht.

Sipas vendimit, fermeret qe do te mbjellin ullinj, agrume apo peme te tjera frutore do te mund te perfitojne deri ne 350 mije leke per hektar (rreth 3500 dollare), nderkohe qe kultivuesit e vreshtave do te mund te perfitojne deri ne 500 mije leke per hektare (rreth 5 mije dollare). Per te perfituar nga subvencioni, fshataret duhet te mbjellin siperfaqe me te medha se 2 mije metra katror. Sipas logjikes se qeverise, fermeret qe kryejne aplikime per te perfituar subvencion, konkurrojne me njeri-tjetrin perballe autoriteteve. Keto te fundit duhet te perzgjedhin per subvencionim projektet me premtuese.

Kandidate per te perfituar nga subvencionet jane edhe prodhuesit e produkteve bujqesore bio nga bimet e kultivuara, te cilet do te mund te perfitojne deri ne 500 dollare per ferme ne vit. Fermat e medha qe kane 10 deri ne 50 krere lope qumeshti do te mund te perfitojne 10 leke per cdo liter qumesht te prodhuar, por numri i subjekteve qe do te mund te perfitojne prej kesaj vleresohet se eshte shume i vogel. Ne kete drejtim qeveria nuk do te humbase shume para, pasi per te perfituar subvencionimin, fermat duhet ta shesin qumeshtin te fabrikat e perpunimit me fatura te rregullta tatimore.

Aplikimet per perfitimin e ketyre shumave duhet te jene dorezuar tek autoritetet deri me date 28 shkurt, pra dje, nderkohe qe formulari i aplikimit u publikua perfundimisht ne Fletoren Zyrtare numer 14, vetem me 25 shkurt.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA