Ka nisur mbrojtja e Radovan Karaxhic ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Hages.
Ndaj tij rendojne 11 akuza, mes te cilave krime kunder njerezimit, krime lufte dhe genocid, pergjegjesi per rolin e tij si lider i serbeve te Bosnjes gjate luftes ne mesin e viteve 90-te, si dhe pergjegjesi per masakren e Srebrenices, ku u vrane 8 mije burra dhe djem myslimane.
“Do te tregojme se nuk ka patur kurre nje plan apo qofte edhe nje ide per te debuar myslimanet e Republikes se Serbeve te Bosnjes. Une jam mbrojtesi i serbeve te Bosnjes ku u luftua per nje kauze te shenjte dhe te drejte “, deklaroi ne fillim te fjales se tij para Gjykates Speciale te Hages per krime te kryera ne ish-Jugosllavi, Karaxhic.
Gjithashtu ai theksoi se e sheh veten si mbrojteste nje vendi te vogel si Bosnja, e cila ka vuajtur per rreth 500 vjet. Mesohet se fjala e Karaxhic do te zgjase mbi 6 ore.
Top Channel