Virozat, zyrtarisht jemi ne epidemine e dyte

31/01/2010 09:15

Sot jemi ne diten e fundit te muajit janar. Zyrtarisht ndodhemi ne krye te sezonit problematik per sa u takon infeksioneve, virozave, gripit te zakonshem, por edhe gripit te derrit.

Sipas Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Shendetit Publik, zyrtarisht jemi ne sezonin e epidemise numer dy.

Pas muajit nentor, ku u shenuan edhe rastet me te shumta te te infektuarve nga viroza, gripi i parakohshem, por edhe virusi i gripit te derrit AH1N1, nje periudhe tjeter e “rrezikshme” eshte ne fillim. Muaji shkurt, i parashikuar si me problematiku qe nga shtatori i 2009-s, pritet te shenoje edhe numrin me te larte te infeksioneve dhe te prekurve nga gripi. Piku i qarkullimit te viruseve, por edhe te te semureve te fazave te lehta dhe te renda pritet te kete me “shumice” pikerisht gjate ketij muaji.

Fluksi

Nese secili prej nesh do te beje nje sondazh te thjeshte, do te kuptoje se piku i virozave ka nisur. Secili ne familje, ne shkolle, ne pune, apo ne ambientet qe frekuenton degjon dike te teshtije, te kollitet apo te kete ethe e temperature te larte. Te gjitha keto shenja te virozave te stines. Ne kete kohe sherbimet e urgjencave ne spital jane te mbushura plot, pergjate 24 oreve.

Urgjencat e Pediatrise, e Kardiologjise dhe e Infektivit çdo dite presin e percjellin paciente me grip, viroza, apo dhe te dyshuar per grip derri. Me problematike nga te gjitha mbetet urgjenca e kardiologjise e cila çdo dite mbipopullohet me paciente kronike, te ardhur jo vetem nga kryeqyteti, por te gjitha rrethet.

Ky fluks ka mbushur plot sherbimin, por edhe pavijonin. Nisur nga kjo, Drejtoria Spitalore ka vendosur qe te udhezoje drejtuesit e sherbimit per te trajtuar me prioritet rastet me te renda, ne gjendje te veshtire shendetesore.

Gripi i zakonshem

Per dy muaj, shkurt, mars, secili duhet te beje kujdes per t’u ruajtur nga gripi e mbi te gjitha per te mbajtur sistemin imunitar ne ritme te larta.

Mjeket keshillojne regjimin, ushqim te pasur me vitamina proteina, frekuentimi i ambienteve te ngrohta, jo me shume njerez dhe evitimi i oreve te gjata prane mjediseve publike te mbipopulluara. Frutat, perimet dhe gjumi i rregullt ndihmojne organizmin te jete ne “formen” me te mire.

Po ashtu femijet e vegjel, pacientet kronike dhe te moshuarit duhet te bejne kujdes, te respektojne rregullat dhe keshillat e mjekeve per te mos pasur shqetesime shendetesore. Ulja e temperaturave, qarkullimi i gripit dhe piku i “lundrimit” te infeksioneve ne ajer jane armiqte kryesore te shendetit tone.

Sakaq, sipas Institutit te Shendetit Publik, ne kete kohe kur ne Shqiperi jane prekur mbi 500 qytetare nga gripi i derrit, eshte e rendesishme te mbahet nen kontroll situata e qarkullimit te virozave, te raportohen rastet e renda, e mbi te gjitha te monitorohet situata nese ne ajer ka kombinime te viruseve apo mutacione te AH1N1.

Top Channel