Canalis-Clooney, femije po, martese jo

21/01/2010 17:00

Elisabetta Canalis dhe George Clooney jane cifti i momentit duke terhequr gjithe vemendjen e mediave sa here ata shfaqen ne publik, por mesa duket kjo nuk i mjafton me bukuroshes italiane.

Ish velina kerkon qe aktori ta kurorezoje dashurine ne altar, ndersa Clooney mendon se mund te “leshoje pe” vetem per te bere nje femije, por asgje me shume. Sipas tabloidit “The National Enquirer”, disa miq te aktorit shprehen se 48 vjecari i ka premtuar nje vogelush 31 vjecares.

Gjithashtu ata po mendojne per te jetuar sebashku ne Los Angeles edhe pse martesa nuk eshte ne plan, te pakten brenda ketij viti. “Frika ime me e madhe eshte se une mund te behem nje bashkeshort i merzitshem dhe nuk dua qe shoqja ime te vuaje per kete”, tha pak kohe me pare ne nje interviste per “Reviews” aktori amerikan.  

Top Channel