Ki Mun mberrin ne Haiti
17/01/2010 18:40
Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun mberriti ne kryeqytetin e Haitit, Port au Prince per te pare nga afer pasojat e termetit katastrofik qe goditi vendin para gjashte ditesh.
Ki Mun pritet te kete nje sere takimesh me presidentin dhe kryeministrin e vendit si dhe do te vezhgoje nga afer shperndarjen e ndihmave nderkombetare, proces ky i kritikuar per ngadalshmerin e tij deri me tani, duke mos u ardhur ne kohe ndihma personave ne nevoje.
Sekretari Ki Mun gjate nje deklarate te tij dhene pak dite pas termetit ne Haiti kerkoi prej Kombeve e Bashkuara nje fond prej 550 milione dollaresh per perballimin e krizes humanitare.
Top Channel