Basha: U derdh tre here Vau i Dejes

16/01/2010 20:10

Nese moti do te vazhdoje te jete pa reshje, zona e Shkodres pritet te dale se shpejti nga gjendja e emergjences civile.

Ky nuk eshte nje lajm zyrtar, por shifrat e bera publike nga ministri i Brendshem, Lulzim Basha, dy jave pas nisjes se permbytjeve, flasin per nje permiresim te ndjeshem te situates.

Te pakten persa i perket zones se mbuluar nga uji ne krahasim me nivelin maksimal te permbytur, 11 mije e 400 ha, uji eshte terhequr ne pak me shume se 1/3 e tij dhe numri i shtepive te permbytura po shkon drejt pergjysmimit.

Dhe ajo qe eshte me e rendesishme ne kete situate eshte se shkarkimet nga Vau i Dejes, ku mblidhen ujrat nga dy hidrocentralet e tjere kane rene me 4-5 here, krahasuar me nivelin maksimal te tyre.

“Totali i ujit te derdhur eshte 2077232400 meterkub uje per sekonde, ndersa kapaciteti i Vaut te Dejes eshte 580 milione meterkub uje”, eshte shprehur Basha.

Keto dy shifra japin nje ide me te qarte sesa shume uje eshte shkarkuar ne zonen e nenshkodres. Qe do te thote se atje, gjate dy javeve eshte shkarkuar uje sa tre here liqeni i Vaut te Dejes.

Nje shifer kjo qe natyrisht eshte theksuar nga ministri i Brendshem per te mbrojtur qendrimin e qeverise shqiptare se permbytja nuk eshte shkaktuar nga keqmenaxhimi, por per shkak te fatkeqesise natyrore.

Zoti Basha i dha keto shifra ne nje raport te detajuar per operacionin humanitar te zhvilluar ne zonen e permbytjeve gjate ketyre dy javeve, nga qeveria shqiptare.

Gjithsej jane evakuuar mbi 5 mije banore, jane shperndare qindra tone ushqime, uje, ushqim per bagetite, veshje, gomone, varka, helikoptere, angazhimin e rreth 2 mije forca ushtarake, policore dhe shendetesore shqiptare dhe te huaja per arritjen e objektivit madhor te qeverise.

“Ne kohen qe flasim pas 15 ditesh operacion, ne sot mund te themi se objektivi paresor, mos humbja e asnje jete njerezore, eshte kaluar”, tha Basha.

Por tani kur uji ka nisur te terhiqet, shqetesimi kryesor per autoritetet eshte ndalimi i nje epidemie eventuale, jo vetem nga ngordhja e kafsheve, por edhe sepse disa ujesjelles ne zone nuk cojne me uje te pijshem.

“Natyrisht ky rrezik ka ardhur duke u rritur me ikjen e ujit. Banoret duhet te kene kujdesin maksimal”, deklaroi Basha.

Nese edhe kjo faze do te kaloje pa probleme, qeveria do te hyje me pas ne fazen tjeter, ate te demshperblimit te banoreve.

Deri tani nuk ka nje fature financiare, por zoti Basha beri publike fondet e mbledhura deri ne mesdite ne bankat e nivelit te dyte, ku jane te hapura llogarite bankare.

“Ne llogarite bankare jane ne gjendje 110 milione leke te reja 250 mije euro, pa perfshire transanksionet ne vijim”, sqaroi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA