Kamela, kengetarja qe lindi nga “Ethet e se Premtes”

08/01/2010 19:15

Takimin e pare me muziken Kamela e la ne klase te pare. Atehere ajo nisi te marre mesime pianoje, por me kalimin e viteve nisi te shfaqej ne festivalet e femijeve, tashme si kengetare.

Ne vitin 2004, u shenua edhe nje nga pikat e saj te ktheses. Ishte koha e spektaklit “Ethet e se premtes mbrema”. Kamela Islami u dallua atje si nje nga zerat me origjinale. Me pas do te fillonte bashkepunimi me Top Channel ne nje seri projektesh. Kamela Islami po vazhdon nderkohe te perfeksionoje zerin e saj duke studiuar per kanto ne Akademine e Arteve.

Por muzika klasike eshte vetem njera ane. Ne nje dite te mbushur me muzike ate e gjen ne baret e muzikes live ne kryeqytet apo neper aktivitete ku kerkohet nje performance e larte. Nje nga bashkepuntoret e Kameles, kompozitori Kristi Popa, flet per aftesite e kengetares dhe se sa e veshtire eshte te krijosh nje kenge per te. “Kam vene re qe nuk eshte e thjeshte te shkruash per Kamelen sepse eshte ze specifik qe nuk ngjitet me cdo lloj kenge, cka do te thote qe ka nje ndertim profesional shume te admirueshem”, thote Kristi. Por ka dicka tjeter pervec aftesise natyrale te kesaj kengetareje qe cmohet nga kompozitori i saj.

“Une Kamelen e kam njohur fale merites se publikimit qe i ka bere Top Media qe gjej rastin ta falenderoj si profesionist, pasi ka afruar ne staf kengetare dhe instrumentiste me vlera dhe perpiqet t’i mbaje ne kontrollin profesional te duhur”, shton Kristi. Krahas talentit, pasionit dhe studimit, Kamela gjen edhe kohe te lire per t’ju perkushtuar miqve. Nje dite e saj pasi kryen detyrimin ne Akademine e Arteve, vazhdon me nje kafe ne pranine e mikeshes me te afert si ne skene ashtu edhe jashte saj, Xhoin.

“Kamela eshte njeri shume i lirshem, pa komplekse, eshte komfort, te jep qetesine. Eshte shume e talentuar dhe per mua nje person tek i cili mund te mesoj shume gjera. E kam shoqe shume te mire”, thekson Xhoi. Pas komentesh miqesore, dhe nje paraditeje mes miqsh, rikthehet perseri ajo, Kamela e punes se palodhur dhe angazhimeve te vazhdueshme. Gjithmone me muzike, gjithmone per muziken.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel