Cheryl Cole “magjeps” Angline me “3 fjale”

08/01/2010 17:10

Ne te shkuaren ka fituar fame fale pjesemarrjes ne “Popstars: The Rivals” dhe me pas ne jurine e “X Factor Uk”, por tashme ka ardhur koha qe Cheryl Cole te pushtoje zemrat e britanikeve me zerin e saj.

Kenga me titullin “3 Words” ku ajo ben duet me me Will.i.am. po arrin majat ne Britani. Ky bashkepunim me kengetarin e “Black Eyed Peas” i ka dhene nje ndihme mjaft te madhe bukuroshes brune, duke i hapur rrugen per nje te ardhme te sigurt ne boten e muzikes.

Versioni remix i kenges degjohet pothuajse ne te gjitha pub-et e Londres, duke e ngritur kengen ne vendet me te larta te top listes britanike. Nderkohe, ne muajin shkurt pritet te dale ne treg edhe albumi me te njejtin titull, “3 Words”.

Top Channel