Miami, gjendet e pajete modelja e Playboy

07/01/2010 16:25

Modelja 26 vjecare e revistes Playboy, Paula Sladewski, eshte gjetur e pajete ne nje banese ne Miami.

Policia ka gjetur trupin e karbonizuar dhe sipas mjekeve, identifikimi eshte bere vetem nepemjet dhembeve. Ajo kishte mberritur ne Miami Becah me te fejuarin per te kaluar festat e fundvitit, por diten e hene ai kishte denoncuar ne polici zhdukjen e saj.

Sipas hetuesve, 26 vjecarja jetonte ne Rancho Cucamonga te Kalifornise dhe per momentin nuk dihen ende shkaqet e vdekjes se saj. Mjeket po analizojne trupin e ish bukuroshes per te identifikuar shenja te mundshme dhune.

Top Channel