Rihanna, tjeter histori e mjegullt

06/01/2010 14:10

Zera te reja per nje tjeter histrori te kengetares Rihanna, e cila ka filluar te shoqerohet me lojtarin e bejsbollit, Matt Kemp.

Ata jane vene re bashke ne Los Angeles pasi kaluan naten e nderrimit te viteve ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Rihanna kendoi ne “Emirates Palace Hotel” te Abu Dhabi per Vitin e Ri dhe nga plateja e ka ndjekur lojtari i Los Angeles Dodgers.

Pas perfundimit te historise me Chris Brown, Rihanna eshte pare ne shoqerine e disa meshkujve si reperi Drake, Tristan Wilds apo Justin Timberlake. “Jam single pasi te harroj Brown nuk eshte e lehte”, u shpreh kengetarja, por mesa duhet pak duhet besuar per ato qe thote.  

Top Channel