Pasdite ne TCH, Genta Popa merr stafeten

03/01/2010 20:15

Genta Popa eshte prezantuesja e re e Pasdite ne Top Channel. Nje figure e njohur e ekranit dhe me eksperience te pasuruar nder vite, qe vjen ne kete program per te dhene sigurisht me te miren per publikun.

“E kam pritur shume mire kete propozim. Ky emsion e ka audiencen e tij dhe une do jap kontributin maksimal per ta respektuar dhe pse jo ta coj me tej ate”, shprehet ajo.

Arbana Osmani do t’i rikthehet show-t Big Brother, qe do te filloje se shpejti. Me 4 janar do te rinise Pasdite ne TCH. Programi do te vazhdoje te ruaje linjen e pasur me histori njerezore, te ftuar ne studio dhe lidhje direkte, nga e hena ne te premte, ora 18:35.

Top Channel