“Komuna e Parisit” vjen ne ekranin e Top Channel

02/01/2010 16:10

Pas transmetimit ne DigiGold, Sitcom-i “Komuna  e Parisit” do te vije edhe ne ekranin e Top Channel.
 

Ky serial do te sjelle te perditshmen e shqiptareve, nepermjet historive te gjashte personazheve baze, por edhe te shume te tjereve pjesemarres.

Realitet vendas, i percjelle edhe nepermjet humorit.“Komuna e Parisit” eshte nje prodhimi Top Channel, i regjistruar teresisht ne studiot e tij.

Skenari i ketij sitcom-i eshte shkruar nga Erand Sojli, ndersa regjia eshte e Elton Papuciut dhe Altin Bashes.

 Ne keto dite festash do te shfaqet te shtunen dhe te dielen,  ora 20.05, per te kaluar ne javet e ardhshme cdo te marte e te merkure, ora 20.50.

Top Channel