Alban Nimani, kengetari qe erdhi nga bota e piktures

30/12/2009 19:05

Kur ishte 13 vjeç, ai mendonte se kishte lindur per muziken klasike. Por iniciativa e Alban Nimanit, vokalistit te grupit “Asgje sikur dielli” u zbeh menjehere ne vitet ’90, atehere kur ai krijoj banden e tij muzikore.

Ajo nuk ishte nje orkester klasike. Sapo kishte lindur “Asgje sikur dielli”, nje nga grupet me te mira te rock-ut alternativ ne hapesirat shqipfolese.

Per artistin nga Kosova nuk eshte vetem muzika ajo me te cilen ndan ditet e tij.

Albanin shpeshhere e gjejme larg vendlindjes. Ka rreth 6 vite qe kengetari i njohur e ndan jeten mes Tiranes dhe Prishtines. Arsyeja kryesore e zhvendosjes se tij mes dy kryeqyteteve eshte bashkeshortja, Klejda Nimani.

Duke biseduar me Klejden, ajo na tregon rreth rreth natyres se Albanit.

“Eshte shume racional, nderkohe qe une nuk jame fare racionale. Ai di ta ndaj shume mire po-ne dhe jo-ne. Gjithmone per mendime shume te rendesishme per familjen tone me pelqen mendimi i Albanit pasi ka shume llogjik te forte. Per mua eshte shpetimi im kur jam ne gjendje stresi”, shprehet Klejda.

Gjithashtu Klejda nuk nguron te na flase edhe per marredhenien qe kane krijuar me njeri-tjetrin.

“Komunikojme per cfardo lloj gjeje dhe nuk i mbajme te fshehura perbrenda. Kam gjashte vjet qe e njoh dhe them se te dy jemi rritur por ai me ka rritur me shume, persa i perket karakterit”, thote Klejda.

Por perditshmeria e Alban Nimanit ne Tirane nuk eshte e perfshire vetem nga administrimi i nje studioje dizajni dhe nga koha qe kalon me shoqen e jetes. Ne ditet e tij tiranase, ai rrethohet nga shume miq.

Nje nga miqte, Gert Peshkatari na flet se si njohja me Alban Nimanin ka qene nje arsye qe Prishtina t’i kthehet ne nje shtepi te dyte.

“Me Albanin jemi njohur dy vjet e gjysme me pare. Ne ate kohe une kisha shkuar disa here ne Prishtine dhe te them te drejten ajo nuk me ka lene pershtypjen qe kam tani. Pas njohjes me Albanin per mua Prishtina eshte bere nje nga qytetet qe une dua me shume pas Tiranes”, rrefen Gerti.

Alban Nimani, edhe pse ndodhet ne periudhe pause artistike, nuk le asnje pa menduar per performancen qe do ta shoqeroje vitin e ardhshem. Gjithashtu ai nuk mund te harroje pa e pershendetur emisionin “Pasdite ne Top Channel” me nje vizatim te thjeshte, por shume domethenes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel