Kriza ekonomike “rrenon” martesat

27/12/2009 10:45

Vitet e fundit konstatohet tendence ne renie e numrit te martesave ne Shqiperi.

Viti 2009 evidenton ulje drastike te numrit te tyre krahasuar me vitet e meparshme.

Nese ne tre mujorin e fundit te vitit 2008 numeroheshin gjithsej 10.938 martesa, ne tre mujorin e dyte te vitit 2009 regjistrohen 7.886. diference kjo prej 3.052 martesash.

Nderkohe qe me problematik paraqitet qarku i Shkodres, i cili numeron 30 martesa dhe vetem 46 lindje ne tremujorin e dyte te vitit 2009.

Statistikat behen publike nga Instituti i Statistikave(INSTAT), ne Buletinin Statistikor Tremujor.

Shifrat jane aq sa “absurde”, aq edhe te konsiderueshme. Ky ka qene reagimi i menjehershem i psikologut, Edmond Dragoti, i cili ka theksuar se nje nga faktoret kryesore qe ka ndikuar ne nje renie te tille eshte pikerisht faktori ekonomik.

Sipas tij, kjo eshte e padiskutueshme, per aq kohe sa Shqiperia eshte e perfshire ne krizen ekonomike globale.

“Qe nje çift te vendose te martohet duhet padyshim te kete kushte ekonomike per t’i bere balle detyrimeve dhe pergjegjesive qe kerkon nje familje. Pergjithesisht te rinjte e sotem nuk ofrojne prespektiven dhe mundesine e mjaftueshme ekonomike per te mbajtur nje familje. Kjo shpjegon me se miri tendencen ne renie te numrit te martesave ne vendin tone”, tha Dragoti.

Pa perfshire periudhen mujore qe konsiderohet si me pjellore nga ana biologjike, ne raport me te tjerat, verehet se ka nje sere faktoresh te tjere qe kane çuar ne uljen e numrit te martesave, rrjedhimisht dhe ne renien e numrit te lindjeve.

Eshte e dukshme renia e numrit te martesave nga viti ne vit, raporti me tendence ne ulje nga viti 2008 ne vitin 2009 eshte pasoje e disa dukurive demografike, qe shpesh hasen edhe ne shume vende te tjera qe e kane kaluar periudhen e tranzicionit politik, ekonomik she social.

Madje edhe krizat sociale dhe ekonomike kane efektet e tyre te drejtperdrejta ne keto dy dukuri qe paraqiten shqetesuese ne vendin tone.

“Shoqeria jone eshte ne proçesin e nje levizjeje te madhe te popullsise, mentalitetit dhe kultures. Keto elemente te rendesishem, si dhe menyra e te menduarit te idividit apo konceptimi i jeteses ne menyre individuale per te perballuar problemet me te medha te kohes sjellin si rezultat pakesimin e numrit te lindjeve, si dhe shtimin e riskut te marteses ose te dukurive te tjera familjare”, theksoi psikologu.

Luhatjen tronditese te statistikave ai e shpjegoi si pasoje e periudhes se tranzicionit shoqeror dhe ekonomik te vendit.

Por nga ana tjeter Dragoti nuk nguroi te sqaronte se kjo ulje e konsiderueshme e numrit te martesave dhe lindjeve ka ardhur edhe si pasoje e krizes ekonomike qe po kalon vendi aktualisht.

Sipas tij, ky eshte nje nga elementet me te rendesishme qe krijon pasiguri ne marredheniet shoqerore dhe familjare. Kjo pasiguri shfaqet ne pavendosmerine per te marre vendime serioze, siç eshte ajo e marteses apo e te sjellit ne jete nje femije.

“Me i ndjeshem, ne kete aspekt, eshte brezi i ri, i cili nuk ka prespektiven e sigurte per te pasur nje te ardhme profesionale, shoqerore apo familjare”, thote Edmond Dragoti.

Ai sqaroi se renia e numrit te lindjeve i dedikohet edhe faktit qe te rinjte e sotem nuk i referohen me lidhjes se meparshme qe kishte shoqeria kolektive para periudhes se tranzicionit.

Ne rastin e kultures patriarkale apo te struktures socialiste qe perjetoi populli yne gjate 50 viteve te kaluara, nenkuptoheshin edhe detyrimet perkatese.

Kjo nenkupton se martesa ishte detrim i nevojshem ne nje moshe te caktuar.

Ndersa sot kjo kulture ka ndryshuar, njerezit tani jane me individualiste, mendojne me shume per interesat vetjake sesa per interesat familjare apo shoqerore.

Per kete arsye individet vendimet e medha qe lidhen me idene per t’u martuar ose per te bere femije i shmangin.

Edhe format e reja te koheve moderne ndikojne ne uljen e numrit te lindjeve. Bashkejetesa, apo deshira e te rinjve per te ruajtur beqarine ka bere qe te ulet numri i martesave dhe rrjedhimisht numri i lindjeve.

Keto dukuri shoqerore jane shfaqur qe pas permbysjes se sistemit komunist.

Por kohet e fundit, e sidomos nga viti 2008 ne 2009-en keto shifra paraqiten edhe me shqetesuese, sepse kjo ben qe rinia qe konsiderohet si e ardhmja e çdo kombi do vije duke u rralluar.

Top Channel