PS: Qeveria ne Kushtetuese

12/12/2009 15:40

Partia Socialiste do te ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese vendimin e qeverise per ngritjen e nje njesie speciale prane Inspektoriatit te Policise Ndertimore.

Sipas deputetit Erjon Brace me kete vendim qeveria ka vendosur t’i jape Inspektoriatit Shteteror te Ndertimit kompetenca qe me ligj dhe me nje vendim te meparshem te Gjykates Kushtetuese jane te ndaluara.

Sipas tij, me kete vendim kryeministri synon te mbuloje ato qe ai i quajti veprime abusive ndaj prones se te tjereve

“Ne te atakojme kete projektligj bashke me ndryshimet e tij ne Gjykaten Kushtetuese, ne rastin me te pare qe merr formen e plote.Individet e rekrutuar deri tani ne Inspektoriat marre nga arkivat e 14 shtatorit, shtuar me gangsterre te rinj do te  do te atakohen prej nesh me forcen e ligjit”, thote Brace.

Nje tjeter pike te cilen deputeti socialist e sulmoi fort ishte edhe vendimi per shtyrjen edhe pe tre vjet te tjera te moratoriumit te skafeve.

Sipas tij ky ligj diskriminon qytetaret shqiptare duke u hequr mundesine e lundrimit, gje qe nuk e ben me te huajt . Per te mbeshtetur pohimet e tij zoti Brace ju referua nje aksioni te diteve me pare te policise se shtetit ku  nje mjet kundrues i drejtuar nga nje i huaj u dyshua per trafik lendesh narkotike.

Nje alarm qe sipas Braces rezultoi i rreme por qe mjafton per te kuptuar se trafiku mund te behet edhe nga shtetasit jo shqiptare.

Deputeti i Partise Socialiste theksoi se ky vendim mund te jete nje tjeter skeme qe lidhet me skandalin e shitjes se detit ne favor te shtetit grek dhe qe sherben si nje tjeter justifikim per te mbuluar kete moment.

Top Channel