BE, i shqetesuar per borxhin e Greqise
10/12/2009 18:45
Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian ka shprehur shqetesimin e saj per situaten “e rende” ekonomike ne Greqi.
“Situata e borxhit ne Greqi eshte shume e rende”, ka deklaruar ministrja suedeze Cecilia Malmstrom.
Te njejtin mendim ka shprehur edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e ka cilesuar situaten si shume shqetesuese.
“E ardhmja e Greqise i intereson gjithe Evropes dhe do te diskutohet ne oret e ardhshme ne samitin e lidereve te vendeve anetare te BE-se”, ka pohuar Merkel.
Ajo ka shtuar se kjo eshte nje ceshtje qe prek te gjithe kontinentin e vjeter, pasi Greqia eshte ne zonen euro.
Top Channel