Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene garancine e tij se politika nuk do te jete kurre mbi ligjin dhe influenca e saj do te qendroje jashte institucioneve te drejtesise.
Deklaraten e tij Thaci e beri pas nje takimi me shefin e EULEX Iv de Kermabon, ne kuader te 1 vjetorit te misionit evropian per rendin dhe ligjin.
“Nuk do lejojme qe politika te ndikoje ne sistemin e drejtesise. I referohem ketu politikes vendore, por edhe ndonje autoriteti nderkombetar. Edhe personeli i misionit EULEX do t’i nenshtrohet ligjit, para te cilit te gjithe do te jene te barabarte”, ka deklaruar Thaci.
Kreu i qeverise kosovare ka vleresuar punen 1 vjecare te misionit EULEX, si dhe bashkepunimin e ngushte me zotin Kermabon.
Ky i fundit nga ana e tij ka theksuar se misioni evropian po punon per vendosjen e ligjit ne shtetin e ri, por ka nenvizuar se ky eshte nje proces qe kerkon kohe.
“Ndertimi i nje sistemi funksional te sundimit te ligjit merr kohe, prandaj nuk ka fitore te lehte ne kete proces”, ka pohuar Kermabon.
Top Channel