Sarkozi: Zvicerianet frike nga “cnatyralizimi”

02/12/2009 04:40

Per presidentin francez Nikolas Sarkozi, rezultati i referendumit per minarete ne Zvicer ka ardhur si pasoje e frikes se qytetareve se mos humbasin identitetin.

“Ne Zvicer, ashtu si ne France, opinioni publik i druhet ndryshimeve dhe kerkon te ruaje me cdo cmim identitetin e vet nga frika se mos vendi “cnatyralizohet” prej kulturave te vendeve te ndryshme”, eshte shprehur Sarkozi.

Ne referendumin e mbajtur para pak ditesh qytetaret zviceriane I thane stop ndertimit te metejshem te minareve rezultatu ky qe u kritikua mjaft nga shume organizma nderkombetare dhe vende te tjera.

Nderkohe mundesine e mbajtjes se nje referendumi te tille eshte duke shqyrtuar edhe Italia.

Top Channel