Pakistani: Plani i Obama, jo ndikim tek ne

02/12/2009 16:35

Ministria e Jashtme pakistaneze ka deklaruar se plani i presidentit Obama per te derguar perforcime ne Afganistan nuk duhet te demtoje Pakistanin.

“Pakistani pret qe te perballet sa me pare me SHBA per t’u njohur me strategjine e re dhe per t’u siguruar se ajo nuk do te kete asnje ndikim mbi Pakistanin”, thuhet ne nje komunikate.

Vendimin per dergimin e 30 mije trupave shtese ne Afganistan per te luftuar talebanet, presidenti amerikan e beri publik gjate nje fjalimi ne akademine ushtarake “West Point”.

Top Channel