Obama: Terheqja nga Afganistani nis ne gusht te 2011

02/12/2009 03:25

Presidenti amerikan, Barak Obama ka deklaruar per amerikanet se plani i dergimit te 30 mije trupave shtese ne Afganistan ben pjese ne strategjine e stabilizimit te vendit dhe forcimit te qeverise vendase per te mundesuar nisjen e procesit te terheqjes ushtarake ne gusht te 2011.

“Nuk ka asnje rrezik te dukshem serioz per rrezimin e qeverise afgane. Prania e Al Kaedas nuk eshte ne permasat e para 11 shtatorit te 2001, por megjihate, ata kane “parajsat e tyre te sigurise” ne zonat kufitare. Forcat tona dergohen per te trajnuar me efikasitet forcat vendase dhe per nje sigurim me te mire te popullsise vendase”, deklaron Obama ne nje konference per shtyp nga Shtepia e Bardhe.

Me tej presidenti Obama publikuar edhe afatin kur do te nise terheqja graduale prej Afganistanit, qe sipas tij do te jete ne muajin gusht te vitit 2011.

Top Channel