NATO, kontigjent shtese ne Afganistan

02/12/2009 13:00

Aleatet e NATO-s do dergojne nje kontigjent shtese trupash ne Afganistan gjate vitit 2010.

Lajmin e ben te ditur sekretari i pergjithshem i aleances, Ander Fogh Rasmussen. “Konfirmoj se aleatet do bejne me shume per luften ne Afganistan”, theksoi ai. Rasmussen tha se gjate diteve te ardhshme, disa nga shtetet do njoftojne vete per kete ceshtje.

Sekretari i pergjithshem i NATO-s shtoi gjithashtu se te dhena me te detajuara do te mesohen ne konferencen per Afganistanin qe do zhvillohet ne 28 janar ne Londer.

Nderkohe, vendi yne qe eshte pjese e aleances prej pak muajsh, ka shprehur gadishmerine per te shtuar numrin e efektiveve ndihmes, por jo ate te ushtereve.

Top Channel