Pas nje mbledhjeje te gjate me dyer te mbyllura, Keshilli i Larte i Drejtesise ka shpallur 31 vende vakante per kater gjykata ne vend.
Vendet e lira per gjykates jane per dy gjykatat me te medha ne vend, ne Tirane dhe Durres dhe per dy te tjera ne Sarande e Permet.
Sipas KLD, keto vende do te sherbejne per te rritur performancen e gjyqesorit ne vend dhe per te mbyllur ne nje kohe rekord proceset e tejzgjatura.
E njohur per tejzgjatje te proceseve per shkak te ngarkeses se ceshtjeve kryesisht civile, eshte gjykata e Tiranes e cila do te kete keshtu edhe numrin me te madh te gjyqtareve shtese.
Nderkohe, gjate mbledhjes me dyer te mbyllura KLD ka vijuar shqyrtimin e disa procedimeve disiplinore ndaj gjyqtareve, duke hequr imunitetin e nje gjyqtareje tek Krimet e Renda, e cila do te hetohet si e dyshuar ne korrupsionin pasiv.
Top Channel