Obama: Fund luftes ne Afganistan per 3 vjet

01/12/2009 22:30

Presidenti amerikan, Barak Obama kerkon dhenien fund te luftes ne Afganistan dhe terheqjen e pjeses me te madhe te pranise ushtarake brenda 3 viteve te ardhshme.

Sipas burimeve nga Shtepia e Bardhe presidenti Obama u ka udhezuar ushtarakeve te larte amerikane perfundimin procesit te dergimit te perforcimeve prej 30 mije trupash brenda 6 muajve.

Uashingtoni ka kerkuar gjithashtu prej aleateve te saj te NATO-s shtimin e trupave e tyre ne proporcion me planet dhe angazhimet amerikane per perfundimin e konfliktit dhe pergatitjes se forcave te sigurise vendase afgane brenda 3 viteve.

Me 30 mije ushtaret amerikane qe do t’u bashkohen kontigjentit prej 70 mije te pranishemve ne Afganistan, Shtetet e Bashkuara te Amerikes angazhohen me 100 mije trupa ne total duke e ngjitur numrin e pergjithshem te ushtareve te NATO-s ne 145 mije.

Top Channel