Kina pohon ekzistencen e burgjeve sekrete

01/12/2009 02:55

Televizioni shteteror kinez njofton se ne vend ekzistojne disa burgje sekrete vendndodhja e te cileve dihet vetem prej nje rrethi te ngushte qeveritaresh.

I njejti burim shton se burgje te tilla ose te quajtur ndryshe “burgjet e zinj”, sherbejne per te denuar te gjithe ata qe kryejne sulme fizike, diskriminin, korrupsion ose zaptues toke ne menyre te paligjshme.

“Burgjet e zinj”, ne Kine perfliteshin prej kohesh nga zera te cilet nuk identifikonin veten nga frika e ndeshkimit por pohimi i ekzistences se tyre prej televizionit shteteror ne Pekin pritet te shoqerohet me debat ne shoqerine kineze si dhe personat te cilet publikuan lajmin mund te perballen me nje ndeshkim prej autoriteteve.

Top Channel