Irak, 122 te vrare ne nentor

01/12/2009 09:55

Ne muajin nentor ne Irak jane vrare gjithesej 122 persona. Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave ky eshte bilanci me i kufizuar qe nga fillimi i luftes, ne mars te vitit 2003.

Sipas burimeve, viktimat jane 88 civile, 12 ushtare dhe 22 police.

Dhuna ne Irak ka rene ne menyre te ndjeshme, por megjithate atentatet e celulave terroriste vazhdojne te jene te pranishme.

Top Channel