SHBA, te shtena ne nje qender tregtare, viktima

11/11/2009 01:55

Nje tjeter episod dhune ka ndodhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kohen kur presidenti amerikan Barak Obama po udhehiqte homazhet kundrejt 13 viktimave te bazes ushtarake te “Fort Hood” ne Teksas.

Episodi i radhes ka ndodhur ne nje qender biznesi ne Oregon ku si pasoje e te shtenave dy persona kane gjetur vdekjen dhe dy te tjere kane mbetur te plagosur.

Ende nuk ka informacione te sakta per viktimat, por mendohet se mes dy te vrareve gjendet edhe agresori qe mund t’i kete dhene fund jetes pas te shtenave te para ku edhe ka vrare nje femer.

Brenda qendres se bizensit ndodhet nje shoqate e cila u vinte ne ndihme personave me probleme mendore si dhe personave me varesi ndaj alkolit dhe droges dhe dyshohet se personi qe ka qelluar me arme ka qene klient i kesaj shoqate.

Top Channel