SHBA, ekzekutohet me vdekje “snajperi”

11/11/2009 04:20

Autoritetet e pushtetit e shtetit te Virxhinias ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes njoftuan ekzekutimin e Xhon Alen Muhamed, snajperi qe ne vitin 2002 vrau 10 persona.

“I denuari u ekzekutua me nje injeksion vdekjeprures dhe u shpall i vdekur ne oren 09:11 (03:11 me oren tone lokale)”, deklaroi per median nje zedhenes i burgut ku u krye ekzekutimi.

Xhon Alen Muhamed, bashke me Li Bojd ne ate kohe 17 vjecar, pergjate tri javeve rrjesht terrorizuan rruget e Uashingtonit duke derguar edhe kerkesa dhe kercenime drejt policise si dhe duke vrare 10 persona para se te ndaloheshin prej policise federale.

Top Channel