SHBA: “Po” takimit dypalesh me Korene e Veriut

11/11/2009 03:10

Departamenti i Shtetit ne Uashington njofton se shume shpejt do te nisin bisedimet dypaleshe mes SHBA-se dhe Korese se Veriut ne lidhje me programin berthamor te Penianit.

Lajmi eshte njoftuar nga zedhenesi P.J Krouli i cili saktesoi se grupi negociator i Uashingtonit do te udhehiqet prej Stefen Bosuorth dhe se takimet e para do te mbahen ne Penian.

Me levizjen e fundit te Shtepise se Bardhe plotesohet edhe kerkesa e vendit komunist i cili ka kerkuar me ngulm takime dypaleshe me SHBA-ne perpara rinisjes se bisedimeve 5+1 te nderprera 1 vit me pare.

Top Channel