BB: Degradim arsimor nga emigrimi

11/11/2009 08:05

Shqiptaret kane shijuar frutet e punes jashte vendit gjate 20 viteve te fundit, por dukshem emigrimi ka sjelle edhe perkeqesim te arsimimit te shqiptareve, veren nje studim i detajuar i Bankes Boterore.

Te dhenat mbi perberjen demografike dhe ate te aftesive te emigranteve te kthyer nuk japin ndonje shenje perfitimi njohurish. Emigrantet qe kthehen jane gjithnje e me pak te arsimuar dhe emigrantet qe nisen rishtas kane gjithashtu me pak vite shkolle”, thote raporti.

Sipas eksperteve te BB, emigrantet e kthyer kane parapelqyer ne shume raste te hapin biznese ne atdhe, por llojet e bizneseve te zgjedhura prej tyre jane te llojeve te produktivitetit te ulet, ndersa nje pjese shume e madhe e emigranteve te kthyer kane tendencen te vendosen ne Tirane, jo ne zonat nga kane nisur emigrimin.

Ne kete menyre, nje pjese e madhe e vendit po varferohet nga emigrimi, per shkak se po u largohen njerezit me te afte dhe krahet e punes. Nje pjese e madhe e emigranteve te kthyer perdorin kursimet e emigrimit per te ndertuar biznese te vogla familjare.

Por te dhenat vene ne dukje faktin se jane emigrantet qe kane punuar ne vende te tjera pervec Greqise ata qe kane qene me te suksesshmit ne ndertimin e bizneseve te vogla familjare.

Studimi thekson gjithashtu se ne shume raste keto biznese jane shume te vogla, kane norma shume te uleta fitimi dhe kryhen ne ambiente joformale familjare ne sektorin e sherbimit, gje qe tregon per aftesi shume te uleta sipermarrese te fituara ne emigrim.

“Edhe me shqetesuese eshte tendenca e verejtur te mireqenia. Gjate viteve te fundit, emigrantet e kthyer gjejne shtepi me te varfra ne krahasim me emigrantet e viteve te shkuara. Keto te dhena tregojne se emigrantet jane gjithnje e me te moshuar dhe me pak te arsimuar se me pare”, thote raporti.
Megjithate, studimi ben te ditur se pavaresisht problemeve te akumuluara nga vuajtjet e emigrimit, emigrantet e kthyer jane me te zhdervjellet se sa pjesa tjeter e popullates ne tregun e punes. Ata jane aktive ne shoqeri dhe jane me te afte te shfrytezojne mundesite e ofruara nga tregu i punes.

Emigrimi ka sjelle edhe nje faktor vecanerisht pozitiv per shoqerine shqiptare, pasi eshte perdorur si nje rruge e shkurter drejt urbanizimit te vendit. Sipas raportit, rreth gjysma e emigranteve shqiptare jashte kane punuar ne bujqesi para se te emigronin, por kur kthehen, vetem nje e treta e tyre shkojne ne fshat. Mes emigranteve te perhershem, vetem nje e pesta e tyre zgjedhin te punojne ne bujqesi, megjithese me shume se gjysma kishte origjine rurale kur u largua.

Shqiperia kishte normen me te ulet te urbanizimit ne Europen Lindore ne vitet ‘90, kur mbi 63 per qind e popullates jetonte ne fshat. Ne vitin 2001, rreth 54 per qind e popullates qe rurale, nje ndryshim ky i konsideruar shume dramatik per nje periudhe kaq te shkurter.

Top Channel