Nuk ka muskuj, madje mosha e tij eshte shume e shkuar per t’i treguar ato, megjithate, nje njeri ka arritur te munde i vetem, Republiken e Shqiperise.

Ali Gjyli, 59 vjecari nga Durresi, me 2007-en vendosi te hyje ne nje beteje te pabarabarte. Ai hodhi ne gjyq Shqiperine te perfaqesuar nga shteti i saj. Kete e beri i vetem, pa kerkuar ndihmen e ndonje avokati. Gjyqi u zhvillua ne France. Historia kishte nisur me heret.

Ali Gjylin e pushuan nga puna me 2005-en dhe ai guxoi ta kerkonte te drejten ne gjykate. E fitoi ate, jo ne nje, por dy procese te ndryshem, por shteti shqiptar ansjehere nuk i zbatoi vendimet e Gjykates se Permbarmit per riktikthimin e tij ne detyre.

“Vendimet nuk zbatohesin sepse ministri ne detyre nuk donte te paguante faturen e nje qeverie tjeter”, thote Aliu. Ai shkroi letra, beri kerkesa, iu drejtua autoriteteve me te larta te Shqiperise, zyrtareve me te rendesishem. Askush nuk e degjoi. “U ndjeva shume i zhgenjyer ne keto kushte pasi institucionet e vendit tim nuk me dhane zgjidhje per ate qe me takonte”, pohon Aliu. Kishte vetem nje zgjidhje ne mendjen e ketij personi.

E drejta qe mund ta cmonte vetem nje gjykate nderkombetare, Strazburgu. “I hyra Gjykates se Strazburgut dhe ajo me dha te drejte per dy vendimet”, shton ai. Pesha e humbjes pas largimit nga puna, kishte te bente sa me faniancat aq edhe me moralin e ketij njeriu. Dy arsye qe e shtyne te kerkonte drejtesi ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut. Ky ishte momenti kur ai, shqiptari i zakonshem dhe i neperkembur, u nis teresisht i vetem drejt Strasburgut.

Avokati i tij Sokol Puto rrefen: “Ceshtjen e Aliut e kam marre ne nje faze te dyte, pasi gjithe procesin e paraqitjes ne Strasburg e ka ndjekur vete ne menyre perfekte. Ceshtja e tij ishte e para e ketij lloji qe Strasburgu merr nje vendim, te tilla nuk jane trajtuar me pare”. Tashme Aliu e ka fituar te drejten e tij. Midis miqve te tij, ate e konsiderojne dicka mes nje heroi dhe nje njeriu te cuditshem. Tashme Aliu e ka fituar te drejten e tij, por miqte e tij vlersojne se vetem nje njeri me guxim te tepert do t’i kishte mberritur kesaj fitoreje. “Ai mori ate qe meritonte por mendoj se kete mund ta arrije vetem ai qe ka guximin”, shprehet Luftim Gazheli.

Aliu nuk eshte i vetmi qe ka guxuar. Gjykates se Strasburgut i drejtohen cdo vit edhe shqiptare te tjere. Ali Gjyli tani ndjehet me i qete. Ka shpenzuar shume, ka udhetuar drejt Frances ne nje kerkim te deshperuar te dinjitetit. Eshte ndeshur me vete strukturen hijerende te shtetit, por ka triumfuar. “Ndjehem i lehtesuar moralisht pasi ekonomikisht jam demtuar shume, shume ecejakje dhe 4vjet pa pune”, perfundon aliu.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta