Ngjela: Berisha shiti detin per interesat e tij

23/10/2009 18:10

Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i rreshtuar perkrah PS dhe partive te tjera te majta ne protesten per hapjen e kutive te votimit, ka hedhur nga Shkodra nje sere kritikash per qeverine, ne vecanti per ceshtjen e kufirit me Greqine.

Sipas Ngjeles, kryeministri Berisha vendosi te shese bregdetin per te realizuar interesat e tij personale dhe familjare.

“Per nje shtet qe eshte rrjepur nga territori, eshte e papranueshme te vije nje kryeminister i papergjegjshem qe shet detin me para dhe thote me paturpesi qe ne zgjidhem nje konflikt. Ky eshte turp”, ka pohuar Ngjela.

Ish-deputeti i PD ka kritikuar ashper qeverine edhe persa i perket papunesise dhe situates ekonomike, per te cilen kryeministri Berisha flet me superlativa.

“Shkodra eshte e papune, kur qeveria thote se nuk ka papunesi. Ne cilen Europe hyn nje vend qe s’prodhon dot punesim. Komunizmi ishte nje regjim i eger, por ceshtja eshte se keta jane delenxhinj, qe nuk kane pergjegjesi per shoqerine e tyre, prandaj dhe jemi kthyer ne nje derexhe te tille. Ekonomia eshte ne mjerim”, ka theksuar Ngjela.

Kreu i PLD ka shtuar me tej se hapja e kutive te votimit qe kerkon opozita eshte dicka e domosdoshme.

“Duhet te hapen kutite. Do jemi te forte per te shkallmuar perfundimisht nje bande njerezish qe ka manipuluar voten per marrjen e pushtetit”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA