Bosi i familjes Gambino: Jam homoseksual

22/10/2009 16:10

Rrenohen perfundimisht themelet e mafias italiane ne SHBA. Bossi me origjine italiane, Robert Mormando, ish vrases i familjes Gambino ka ngrire boten e krimit ne New York, duke thene para togave te zeza se eshte homoseksual.

Nje gje e tille nuk eshte pranuar asnjehere nga kreret e meparshem te mafias italiane, sepse kodi i nderit nuk ua lejonte disa veprime qe i cilesonin te tepruara. Mormando ka pranuar gjithashtu se ka marre pjese ne nje perleshje te ndodhur ne vitin 2003 ne Queens.

I arrestuar prej kohesh, ai eshte shprehur i gatshem te bashkepunoje me drejtesine vendase, per te perfituar ulje denimi. “Ka disa rregulla ndaj te cilave nje anetar i mafias duhet te jete korrekt. Psh, jo mjekerr, jo lidhje me gruan e nje bosi tjeter, jo bashkepunim me forcat e rendit. Ne rregulla te tilla bazohet Omerta, kodi i heshtjes”, ka thene para gjykatesit i penduari, i cituar nga gazeta “New York Times”.

Por anetaret e bandave italiane kane edhe nje rregull mjaft te forte, “te jesh nje burre i vertete”, sepse ne kulturen mafioze, homoseksualiteti konsiderohet si nje dobesi. “Mafia bazohet ne respektin mes burrave”, ka deklaruar kohe me pare avokati i bosit te njohur, John Gotti.   

Top Channel